Presidenti Meta dekreton me shpallje 4 ligje

16/07/2020 - 11:30

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare të hartuar nën kujdesin e ekspertëve të caktuar nga Ambasada Britanike.

Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”

Ky Shërbim ka marrë tashmë vëmendjen e nevojshme nga ligjvënësi, duke normuar në nivel ligji veprimtarinë e Institucionit të Shërbimit të Provës që duhet të forcojë kapacitetet e tij dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik përmes zbatimit transparent të programeve që synojnë:

-Rehabilitimin dhe riintegrimin shoqëror të personave nën mbikqyrje,

-Parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre.

Ligjin “Për ekzekutimin e vendimeve penale”

Ky ligj ka plotësuar rregullat dhe procedurat për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve penale, duke i unifikuar ato, në raport me amendimet e vazhdueshme që kishte pësuar ligji ndër vite, si dhe duke e përshtatur me ndryshimet ligjore, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Gjithashtu, rishikimi i afateve për përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit të vendimeve penale dhe veçanërisht saktësimi i mënyrës së ekzekutimit të masave mjekësore, nëse do të zbatohen në mënyrë korrekte dhe transparente, do të ndihmojnë në mbrojtjen e shtuar të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ligjin “Për Policinë e Burgjeve”.

Ky ligj, si një përpjekje për përmirësimin e trajtimit financiar dhe të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve, duhet mbështetur, edhe pse kjo përpjekje është ende larg asaj që duhet t’u garantojë shteti kësaj kategorie profesionistësh që deri më sot kanë ushtruar funksionin në kushte tejet të vështira dhe pa gëzuar statusin e merituar.

Ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Garantimi i kushteve për trajtimin me dinjitet të të paraburgosurve dhe të dënuarve me burgim, parashikimi i rregullave që synojnë respektimin e të drejtave dhe të lirive themelore të tyre, me synimin kryesor rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, është një nismë që mbështetet. Por i njëjti kujdes duhet treguar në procesin e rishikimit të akteve nënligjore që do të pasojë hyrja në fuqi dhe nisja e zbatimit të këtij ligji.

Presidenti i Republikës ka falenderuar Ambasadën Britanike për asistencën teknike të ofruar përmes ekspertëve të saj për përgatitjen dhe përsosjen e këtyre nismave ligjore, së bashku me autoritetet shqiptare. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Kryeministri Edi Rama reagon pas arritjes se marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideruar si historike për

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta parkohe të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet

Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për ar

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e vyer për e

Duke e quajtur "shëmbëlltyrën e asgjësë" për zero reforma e përmirësim në vend, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri

Partia Demokratike deklaron bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pronat e paluajtshme.

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi.