Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e tre ambasadorëve të rinj, mes tyre edhe Visho Ajazi Lika.

Siç thuhet në njoftimin në faqen e Presidencës, dekretimi u bë për zonjën Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, rezidente, për Visho Ajazi Likën, ambasador në NATO dhe Igli Hasani, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.