Presidenti Meta inicion nismën e Tij “U’ jam Arbëresh”: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

10/10/2019 - 13:58

Presidenti i Republikës, Ilir Meta inicioi sot nismën që ka ndërmarrë “U’ jam Arbëresh” me mbajtjen e takimit të parë të këtij Forumi në Institucionin e kreut të shtetit.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Forumit, mes të cilëve ishin të pranishëm Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Kryetari i Bashkisë së Shën Mitrit Salvatore Lamirata, Padre Pietro Lanza i Kishës italo-arbëreshe, Konsulli i Nderit Aldo Marino, akademikë, historianë, albanologë dhe intelektualë të shquar, Neritan Ceka, Paskal Milo, Tritan Shehu, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj, etj., Presidenti i Republikës vuri në dukje se:

“Kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me besnikëri të pashoqe dhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore.”

Më tej Presidenti Meta nënvizoi se për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dyja anët e Adriatikut, unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër.

“Ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla”, theksoi Presidenti Meta.

Në vijim, pjesëmarrësit në takim diskutuan dhe paraqitën mendimet e tyre rreth arritjes dhe zbatimit të objektivave të rëndësishme të Forumit “U jam Arbëresh”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas dështimit të 31 majit, prej 4 ditësh Ambasada Amerikane ka marrë rolin e negociatorit për të arritur një marrëveshje mes opozitës dhe

Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.

Kryeministri Edi Rama ka folur për udhëtimin që bëri një javë më oarë në Paris.

Depolitizimi i administratës është një kërkesë eksplicite prej 30 vitesh nga ODIHR.

Opozita parlamentare i ka dërguar një letër ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së.

Në një deklaratë për mediat, partia Agrare Ambientaliste (PAA) propozon ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe Sistemin e garantim

Kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar sot takimet në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore.

Nuk janë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama debaton dhe ironizon deputetin e opozitës, Kujtim Gjuzi.

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për Reformën Zgjedhore, e cila ndodhet ende pa një marrëveshje mes palëve, ndonëse pre