Presidenti Ilir Meta ka folur sot për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.

Ai i ka cilësuar kërkesat e studentëve të drejta ndërsa ka apeluar për një bashkëpunim gjithëpërfshirës, për realizmin e tyre.

“Studentët prej ditësh janë hedhur në një protestë. Vërehet një konsensus i gjerë, se kërkesat e tyre janë të drejta, legjitime dhe të realizueshme.

Duhet një bashkëpunim gjithëpërfshirës për realizimin e kërkesave të tyre të drejta në interes jo vetëm të tyre, por në të mirë të vendit. Rinia është pasuria më e madhe që duhet t’i kushtojmë vëmendje. Duhet të bëjmë ndryshim për investim tek të rinjtë. Kuvendi të reflektojë mbi kërkesat e tyre”,apeloi Presidenti Ilir Meta, ndërsa mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të “Shkollës Politike”.