Presidenti Ilir Meta, duke folur për gazetarët në përfundim të një aktiviteti, tha se kriza politike në vend është thelluar, teksa u ka bërë apel palëve që të mos fshihen pas ndërkombëtarëve.

Kreu i shtetit bëri thirrje që çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me pazare.

“Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparente, me dialog, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”.

Meta u shpreh se në cilësinë e Presidentit të Republikës ka ndërmarrë prej kohësh iniciativa për të shmangur këtë krizë, por që sipas tij, është thelluar.