Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në Kishën e Shën Kollit në Pilur, në Himarë.

Meta shkruan se në këtë kishë, ritet fetare bëhen në gjuhën shqipe.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Nga Kisha e Shën Kollit (Nikollës) në Pilur, ju uroj banorëve të zonës, Himarës dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë ortodoksë festën e bekuar të Shën Marisë.

Për shumë mot gëzuar!

Kremtimi i saj, si dhe i gjithë festave fetare na kujtojnë patriotizmin e priftërinjve pilurjotë të cilët vazhdimisht i kanë kryer ritet fetare në gjuhën e bukur shqipe.