Presidenti Ilir Meta pritet të shkojë sot në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se Kreu i Shtetit do të shkojë në prokurori në orën 12:00 ku pritet të pyetet për kallëzimin kundër kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kujtojmë që padia ndaj Dvoranit, të cilin Meta e quajti “ushtari i partisë”, u depozitua më 19 nëntor.