Presidenti Meta takohet me deputetët britanikë të grupit të miqësisë

Postuar: 14/02/2018 - 09:38

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot grupin e deputetëve britanikë, anëtarë të Grupit të Unionit Ndërparlamentar dhe të Miqësisë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi partneritetin e fortë dhe tradicional midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për konsolidimin e demokracisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi rolin e deputetëve britanikë për promovimin e Shqipërisë, si dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht të atij ekonomik e tregtar.

Meta shprehu besimin se të rinjtë që kanë kryer studimet në Mbretërinë e Bashkuar do të integrohen më mirë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, që të shërbejnë si katalizatorë të bashkëpunimit më të thelluar dypalësh.

Duke iu referuar bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta në këtë drejtim, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të qenieve njerëzore në të ardhmen.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se edhe në kuadrin e Samitit të ardhshëm të Londrës për Ballkanin Perëndimor, deputetët britanikë do të vijojnë të kontribuojnë për ruajtjen e vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Deputetët britanikë e siguruan Presidentin Meta se Mbretëria e Bashkuar është shumë e angazhuar për ta forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e jashtëm gjerman në kuadër të vizitës së tij në Tiranë.

Partia demokratike ka denoncuar sot në prokurori kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, në konferencën për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka deklaruar

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili postoi një video nga rruga e

Kryeministri Rama ka postuar një video me pamje përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qaf

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi,

Gazmend Oketa hyri në politikë si një individ i plotësuar profesionalisht.

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Th

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi ashpër ndaj asaj që ai e quan dhunë policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

   Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron deklarata të forta.