Presidenti Meta takohet me homologen kroate, ja për çfarë ranë dakord

Postuar: 12/01/2018 - 09:02

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në Zagreb.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitarović dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Meta theksoi se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.

Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Në njoftimin për shtyp të Presidencës, thuhet se të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët te komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës.

Të dy homologët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit.

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.

Presidentët Meta dhe Kitarović ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm sipas Kushtetutës dhe

Pas lajmit për ekzekutimin e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanovic, ka reaguar Tirana zyrtare.

   Kryeministri Edi Rama pasi u pyet nëse janë të rrezikuar shqiptarët nga situata kriminale sot, ka treguar një histori që ka ndodhur vi

   Kryeministri Edi Rama, të hënën në darkë, i ftuar në emisionin ‘Tonight’ në Ora News, deklaroi se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e k

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kapja e organit të akuzës nga kryeministri Edi Rama është paralajmëruar më he

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një propozim të veçantë, ndërsa kërkoi që të bëhej një rezolutë për mbrojtjen e gazetarëve.

Pasi la mandatin e deputetit Bashkim Fino i cili kandidon për kryetar të FSHF-së, deklaron se tërhiqet nga të gjitha funksionet brenda Pa

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kopjen origjinale të policës ndërkombëtare të