Teksa kryeministri Edi Rama përgëzoi Policinë e Shtetit për profesionalizmin që treguoi gjatë protestët, kreu i shtetit, Ilir Meta iu ka bërë thirrje të ruajnë qetësinë.

Ky reagim vjen pas dhunës së ushtruar nga ana e policisë ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

"I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve.", thuhet në njoftimin e Presidencës.