Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore në Zall Herr, ku edhe ka zhvilluar një video-konferencë me ushtarakët me misionin jashtë vendit, ku i ka uruar me rastin e vitit të ri.

"Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA, veçanërisht me mision jashtë. Vlerësoj maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendi. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendi janë krenaria e FA. Do rrisim kontributet për paqen e sigurinë."