Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë në Kosovë me ftesë të homologut kosovar Hashim Thaçi, raportojnë mediat në Kosovë.  

Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta presë Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Ndërkaq në fund të takimit Presidentët Thaçi e Meta, do të mbajnë konferencë për media.