"Presidenti s'ka asgjë për të fshehur!" Zëdhënësi Blushi konfirmon telefonatën Meta-Palmer

21/11/2019 - 12:15

Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar bisedën telefonike që Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar pasditen e së mërkurës me zyrtarin e SHBA, z.Matthew Palmer.

Sipas Blushit biseda është zhvilluar me kërkesë të z.Palmer dhe se institucioni i Presidentit është i gatshmë ta vë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar nëse ambasada e SHBA jep autorizimin.

"Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.

Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.

Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!

Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!",  shkruan Blushi në Facebook.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përqëndruar te situata në vend, pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeminist

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar nga Durrësi se qytetarët janë të shqetësuar pasi sipas tyre askush nuk është i

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Bashkisë së Krujës, ku kërkon informacion për dëmet e shkaktuara nga tër

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ka analizuar situatën politike, por edhe përpjekjet që po bën sot qeveria për përba

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e qeverisë për të pezulluar nga detyra Arben Malajn, si anëtar i Këshillit Mbi

Rudina Hajdari i është përgjigjur ashpër kryeministrin Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka sulmuar deputetët e rinj të opozitës të ardhur nga listat PD-LSI.

Arben Malaj ka reaguar pas pezullimit nga detyra si Këshilltar Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Ambasador i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas zgjedhjes nga Parlamenti të Olsjan Çelës si Prokurori i Përgjithshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.