“Presidentin e keni nga vendi i rakisë, s’i trembem as shampanjës”, Meta flet për negociatat

11/09/2019 - 18:14

Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli për procesin e hapjes së negociatave, ndërsa tha se ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira nga të dyja palët politike në Shqipëri.

Ai theksoi se para se të nisë festa, më parë duhet pritur data 18 tetor, kur ky proces të vuloset përfundimisht. Kreu i shtetit nuk kurseu as batutat, ku theksoi se ai vjen nga vendi i rakisë dhe nuk ka arsye t’i trembet gotës së shampanjës.

“Presidenti i republikës ka bërë çdo gjë që vendi ta kishte marrë datën e integrimit me kohë. Këtë e ka bërë më parë kryetari i Kuvendit dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën për ti shërbyer integrimit europian. Të gjithë ppërpjekjet e mia kanë synuar që Shqipëria të dilte sa më mirë në provimin e qershorit, atëherë unë kam bërë  përpjekjet më të mëdha që të merrnin provimet e vjeshtës, por nuk jam dëgjuar sa duhet.  Kemi dëgjuar  lajme të mira, por unë jam dyshues deri sa suksesi të ndodh dhe gotat e shampanjës të hapen. Kemi dëgjuar nga të dyja palët se negociatat do të çelen. Kemi dëgjuar nga maxhoranca. Kënaqësi të dëgjonin edhe nga ana e PD, që do të çelen negociatat në 18 tetor. Presidentin e keni nga vendi i rakisë. Nuk ka se si ti trembet gotës së shampanjës, por duhet të presim deri në 18 tetor.  Më pëlqen një shprehje e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Mos bëni Bajram me mend. Ta bëjmë një festë të vërtetë. Unë shpresoj të kem qenë i gabuar në të gjithë këto muaj, por askush nuk mund të më fajësojë.Presidentit vetëm shampanja i ka ngelur, por pres të ma japin ata”- tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri inspektoi situatën shëndetësore dhe m

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar për arrestimin e botuesit, analistit dhe pedagogut Henri Çili për të cilin thotë se akuzat që

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij në konferencën për rindërtimin tha se "presidenti ka më s

Gjatë konferencës për prezantimin e projekteve për rindërtimin kryeministri Edi Rama shmangu komentet për tubimin e 2 marsit të thirrur n

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për një përgatitje serioze sa i takon marrjes së masave për koronavirusin në vendin tonë.

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj teksa ka prezantuar projektin e Rindërtimit, deklaroi se grantet për qytetarët, banesat e

Partia Demokratike ka bërë publike të gjitha propozimet për Reformën Zgjedhore.  

Kryeministri Edi Rama tha sot se rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e disa person