Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE", tha ajo.

Presidentja vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria duke kërkuar që edhe BE ta njohë. Kryetarja e shtetit kroat përcolli mesazhe pozitive edhe për klasën politike shqiptare, duke theksuar se integrimi kërkon një bashkim kombëtar. 

"Sot si një komb i ri, energjik dhe me njerëz të zellshëm të angazhuar ndaj vlerave demokratike perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkelqyara dhe është mjaft e rëndësishme të theksohen shembujt pozitivë dhe BE duhet ti vlerësojë ata për këtë gjë. Do doja t'ju përgëzoja dhe për vendimin e  Këshillit i cili i ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria. Kjo është në rrugën për çeljen enegociatave në qershor të 2019-s.

Për këtë arsye në vitin që vjen është mjaft e rëndëishme të sigruohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat. Në këtë kontekst duhen pranuar dhe njohur reformat që Shqipëria ka bërë deri më sot, veçanërisht ato në fushën e gjyqësorit. Është mjaft e nevojshme të theksohet rëndësia e vettingut i cili do të rrisë besimin në institucionet gjyqësore që përvbëjnë dhe bazën e pushtetit ligjor", u shpreh ajo nga foltorja e Kuvendit shqiptar.

Presidentja tha se Kroacia do të punojë fort për të mundësuar mbajtjen e një tjetër Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.