Pretenca për Salianjin, Basha: S'do arrini dot kurrë t’i mbyllni gojën! Beteja jonë me krimin s’do ndalet

10/12/2019 - 15:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin demokrat, Ervis Salianji, sa i takon akuzave për çështjen “Babalja”.

Basha shkruan në Facebook se për të dënuar Salianjin, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, që sipas tij, zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.

Kryedemokrati deklaron prerë se akush nuk do të arrijë dot kurrë t’i mbyllë gojën Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike, ndërsa shton se beteja me krimin do të vazhdojë.

"30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit. Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur.", shkruan Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata në pikën kufitare të Kakavijës vijon të mbetet e rënduar, teksa radha e automjeteve që presin të kalojnë në shtetin grek, është m

Kreu i Departamentit për Pushtetin vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në rrjete sociale komenton situatën kritike të

Partia Demokratike në Shkodër ka deklaruar se stafi mjekësor në spitalin e këtij qyteti, është infektuar në masë me Covid-19.

Rradhët kilometrike 5 ditore në Kakavijë kanë qenë ndër lajmet kryesore ditët e fundit.

Ministri i shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi i përgjigjet socialistit Taulant Balla, i cili kërkonte hetim për videot e publikuara nga ish-depu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga ish-deputetja e PD, Oriol

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Facebook se me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufita

Partia Demokratike ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku prej ditësh qindra qytetarë kanë mbetur të blloku