Prifti i Durrësit: Të gjithë fajtorë për vdekjen e Adriatikut

06/12/2013 - 16:34

Jemi të zënë me cicmicet tona, me inatet dhe interesat tona prej të rriturish, prej njerëzish të babëzitur për një karrige ministrore apo të dëshpëruar pse këtë karrige e humbëm

·        “Në vend që të shihni paçavuret e Opinionit e emisioneve të tjera, fikini TV dhe ndizni një qiri për Adriatikun!

·        “Na gjykoni... dilni në rrugë e na përmbysni, na hidhni tej, na flakni, merrni katedrat dhe postet tona, na tërhiqni zvarrë prej kollaresh, sepse ne nuk patëm pasionin për të edukuar dhe për të dhënë dëshminë tonë

DURRËS, 6 dhjetor 2013 – Prifti i Konkatedrales së Durrësit Dom Gjergj Meta, bashkëfshatar i viktimës, ka reaguar pas vrasjes së 17-vjeçarit Adriatik Tota, duke shkruar në rrjetin social: “Të gjithë kemi faj për vdekjen e Adriatikut! Adriatiku është nga fshati im! Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe u vra nga një bashkëmoshatari i tij. Dy jetë të vrara: njeri i vdekur, tjetri i vrarë nga akti i tij. Sonte ndjehem i pikëlluar shumë për këtë ngjarje dhe për jetën e këtij të riu. Sonte duhet të ndjehemi të humbur e të dështuar përballë asaj çka ne, të rriturit, u kemi përcjellë më të rinjve: mësuesit, klerikët, ministra e kryeministra, pozitarë e opozitarë, artistë dhe aktorë... të gjithë! Të gjithë kemi faj për vdekjen e Adriatikut”!

NE, TË RRITURIT E MALLKUAR

Më tej ai i është drejtuar viktimës me fjalët prekëse: “Na fal Adriatik, që nuk ditëm të të mbronim, e na fal edhe ti që e ke vrarë se nuk ditëm të ë edukonim që pushka nuk është zgjidhja e grindjes dhe e problemit. Nuk ditëm të ta themi, sepse jemi të zënë me cicmicet tona, me inatet dhe interesat tona prej të rriturish, prej njerëzish të babëzitur për një karrige ministrore apo të dëshpëruar pse këtë karrige e humbëm. Ne, bota e të mëdhenjve, të kemi mësuar se inati, hakmarrja, dhuna verbale e fizike janë rregullat e zgjidhjes së problemeve. Po! Ne ju vramë sot të dyve. Ne, të rriturit e mallkuar, që nuk zumë mend e nuk menduam për të ardhmen që po rritet. Na falni! Ose më mirë jo, na gjykoni... dilni në rrugë e na përmbysni, na hidhni tej, na flakni, merrni katedrat dhe postet tona, na tërhiqni zvarrë prej kollaresh, sepse ne nuk patëm pasionin për të edukuar dhe për t’ju dhënë dëshminë tonë. Sot, për ty Adriatik, dhe për ty tjetrin, më dhemb mosha juaj, ndjehem i pikëlluar e me faj...”!

MJAFT ME DHUNË VERBALE

Ndaj kësaj çështjeje tronditëse prifti kërkon reflektim. Është një ngjarje shumë e rëndë....shumë e rëndeë, shkruan Dom Gjergji. “Cilado të kenë qenë shkaqet. Duhet një reflektim. Nuk mjaftojnë ligjet e forta, as kërcënimet e ministrave se do të bëjnë namin me reforma e shkarkime e se do të ndëshkojnë të korruptuarit. Nuk mjafton se ka rrezik të kthehet në demagogji. Reformat janë vetëm mjete. Duhet reflektim i gjithëmbarshëm, nga i pari i vendit deri të më i fundit. Duhet të ulemi e të diskutojmë se pse ndodhin? Ju lutem krerëve të vendit dhe të gjithë atyre që bëjnë politikë: mjaft me ngatërresa e dhunë verbale se po u jepni shembullin më të keq qytetarëve tuaj, adoleshentëve. Fytyrat tuaja të ngrysura dhe plot inat e mllef kur shaheni e flisni në tv a në parlament janë shkaku i këtyre ngjarjeve. Shumë e rëndë ngjarja! Reflektim! Reflektim! Reflektim!”

PAÇAVURET

Ditën e vrasjes Dom Gjergji ka kërkuar që të heshtë propaganda mediatike në frymë krishtërimi. Ai është shprehur: “Mos ndiqni emisionin Opinion dhe asnjë emision tjetër sonte që flet për ngjarjen e Shkozetit. A e dini pse? Do të dalin ca veta e do të zihen, ndërsa Adriatiku ende nuk është varrosur. Përgjithësisht, kur dikush ende nuk është varrosur, bëhet përgjimi i të vdekurit: d.m.th heshtje dhe lutje...dhe një qiri i ndezur. Sonte, në vend që të shihni paçavuret e Opinionit e emisioneve të tjera, fikini TV dhe ndizni një qiri për Adriatikun!”

/përgatiti Mark Brunga për agjencinë e lajmeve “Dyrrah” /

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.