Problemet me shërbimet, apeli i Cakajt: Denonconi abuzimet në Ambasada në këtë aplikacion

17/09/2019 - 08:32

Shërbimi Konsullor, përmirësimi i tij dhe mbi të gjitha gatishmëria e ambasadave për t'ju përgjigjur në kohë të gjithë ankesave të qytetarëve shqiptarë në botë, është një ndër prioritetet e ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri në Detyrë Gent Cakaj ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

“Pasi të shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre”, shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Cakaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para tyre në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

“Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz”, mbyllet postimi i Gent Cakajt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në KE, i ka pohuar sot institucioneve të Bashkimit Europian se “Jemi duke p

Presidenti, Ilir Meta, ka përshëndetur mesazhin e një ditë më parë të Brukselit, që nxit palët politike të përmbyllin me konsensus reform

Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik sot në orën 11:00.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi sot në studion e emisionit “Opi

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit do të zhvendoset në Tiranë.

Është mbyllur pa marrëveshje takimi i Këshillit Politik me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim lidhur me çështjen e reformës zgjedhore.

Një lajm tronditës ka qarkulluar në mediat turke, të cilat shkruajnë se administratori i klubit sportiv Flamurtari Sinan Idrizi i cili ës

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

Në kuadër të finalizimit të alternativës qeverisëse të Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një ta

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje reformën zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur konsensus nga