Profil Grida Duma/ Kush është kandidatja për Durrësin

15/04/2015 - 12:03

15 prill 2015 - Grida Duma ka lindur në 11 qershor të 1977-ës në qytetin e Durrësit, ku përfundoi dhe shkollën e mesme të përgjithshme. Në vitin 1995-1999 kryen studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë, duke u diplomuar në degën ‘Sociologji’. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë për tri vite radhazi (1996 – 1998) në Forumin e Përvitshëm për Edukimin Civil për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga Universiteti i Evropës Qendrore ne Budapest, ku fiton dy çmime te para si folësja dhe debatuesja më e mirë, së bashku me publikimet përkatëse në periodikun e universitetit.

Në vitet 2002 – 2004 kryen studimet dhe merr titullin master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe nga Universiteti Abraham Linkoln në Nebraska, SHBA. Në vitin 2006 merr titullin Doktor i Shkencave Ekonomike. Në vitet 2004 – 2008 është lektore me kohë të pjesshme në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 2007 – 2008 lektore në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2008 – 2011 ka qenë lektore dhe shefe e Departamentit të Sociologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Në këtë periudhë Grida ka qenë lektore në nivelin master shkencor në Shkencat e Komunikimit dhe Menaxhimit pranë Universitetit Evropian të Tiranës, si dhe master shkencor në Administrim në Universitetin Marin Barleti.

Aktualisht mban postin e Koordinatores për Marrëdhëniet me Publikin në PD, por deri këtu mbërriti pas një eksperience jo të lehtë si zv/ministre e Integrimit gjatë qeverisjes së PD-së.

Falë elokuencës së saj dhe kredencialeve akademike të nxjerra në pah edhe falë një lobimi të grupit që e mbështeste, Grida Duma moderoi forumet e formatit ‘town hall’ të Lulzim Bashës gjatë garës së tij për Tiranën në maj 2011.

Grida Duma ishte ndër të paktat figura të së djathtës që spikati me daljet televizive në mbrojtje të PD-së pas humbjes së pushtetit në vitin 2013.

Ajo ka jetuar disa vite në SHBA bashkë me familjen e saj e më pas u vendos në Tiranë me bashkëshortin dhe djalin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryebashkiakët socialistë që kanë konsumuar 3 mandate pritet të mos jenë më në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pas etiketimit ‘halabak’ dhe shkarkimit në një konferencë për mediat të drejtorit të Hipotekës së Durrësit Ardjan Iljazaj nga kryeministr

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Kamëz.

Në një status të gjatë në Facebook, deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi ka shpjeguar ato që sipas tij janë “5 problemet reale të zgje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen protestës së thirrur nga opozita, p

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është përcaktuar fusha e përgjegjësisë shtetërore të ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në krye

Një ditë pas dekretimit të kryeministrit Edi Rama edhe në krye të MEPJ-së nga Presidenti Ilir Meta, sot shefi i qeverisë i delegoi kompet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kompaninë amerikane SHELL, e cila do bëjë kërkime për naftë dhe gaz në Shqipëri.

Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë

Në ceremoninë e kalimit të pushteteve nga Ditmir Bushati, tek Rama dhe më pas tek Gent Cakaj pati dy gjëra që tërhoqën vëmendjen.