Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është epiqendra e kësaj force politike.

Një instrument i rëndësishëm për këtë qëllim është krijimi i zonave të lira ekonomike sipas ekonomistit, i cili u shpreh se qyteti i parë që do të fillojë implementimin do të jetë Durrësit.

Karapici u shpreh se qyteti bregdetar ka një lidhje shumë të mirë dhe direkte me portin më të madh në vend, aeroportin, hekurudhën dhe 3 autrostradat.

FJALA E PLOTË

Ekonomia është epiqendra e programit të LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Një instrument i rëndësishëm që do ti shërbejë këtij qëllimi, është krijimi i zonave të lira ekonomike.

Zonat e lira ekonomike janë hapësira të dizenjuara për:

– Përmirësimin e biznesit;

– Tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend;

– Rritjen e punësimit dhe njëkohësisht të pagave mesatare;

– Afrimin e teknologjive të reja bashkëkohore.

Për krijimin e zonave të lira, ekipi i LSI-së ka studiuar praktikat më të mira të disa vendeve si Korea e Jugut, Japonia dhe është njohur me menaxhimin e tyre në rajon, konkretisht në Maqedoninë e Veriut.

Zhvillimi i zonave të lira do të apikohet në disa qytete të vendit. Çdo zone do të specializohet mbi avantazhet gjeografike, teknologjike dhe demografike që ka. Kjo ide ka ardhur nga fakti, se Shqipëria ke një pozicion të favorshëm strategjik, i cili për fat të keq, nuk shfrytëzohet maksimalisht.

Qyteti i parë që do të fillojë implementimin e Zonave të Lira Ekonomike do të jetë Durrësi, me zonën e parë Durrësi 1 dhe më pas Durrësi 2.

Durrësi ka një popullsi me rreth 300.000 banorë, me moshë mesatare të re, me një universitet që ofron diploma të larmishme përfshirë ato teknike. Po ashtu, Durrësi ka territore të mëdha lehtësisht të shfrytëzueshme. Gjithashtu ka lidhje shumë të mirë me:

– Portin më të madh detar në vend;

– Aeroportin Ndërkombëtar,

– Hekurudhën;

– Autostradën;

– Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Kushtet paraprake për të garantuar suksesin e nje zone janë:

– Infrastrukturë e përfunduar;

– Përjashtim nga taksat (për investuesin);

– Terrene falas për një periudhë të gjatë shfrytëzimi;

– Shmangie e procedurave burokratike.

Nga ana tjetër, është e domosdoshme krijimi i një Agjensie Kombëtare për Menaxhimin e Zonave të Lira. Kjo agjensi, do të krijojë lidhjet e shpejta dhe të drejtpërdrejta mes investitorëve të huaj dhe zyrave të punësimit, enteve shtetërore dhe univeristetit. Konkretisht, agjensia do të bëjë identifikimin e projekteve, furnitorëve, analizën e kostove etj. Gjithashtu do të ndjekë kompanitë gjatë gjithë ciklit të investimit duke i asistuar për lejet dhe procedurat e tjera.

Një funksion i rëndësishëm i Agjensisë është edhe promovimi i zonave të lira në arenën ndërkombëtare nëpërmjet panaireve, enventeve dhe publikimeve. Agjensia do të jetë koordinatore e zonave dhe do të mbajë lidhje direkte me Organizatën Botërore të Zonave të Lira.

Përfitimet direkte afatgjata do të jenë:

1- Rritje të eksporteve;

2- Shndërrimi i Shqipërisë në një vend ndërlidhës në rajon;

3- Rritje e formalizimit dhe punësimit;

4- Integrimi i universitetit me nevojat e tregut të punës;

5- Orientimi i rinisë, i të sapodiplomuarve dhe profesionistëve drejt tregut të punës.

Ky projekt do të jetë një nga gurët e themelit të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit nën drejtimin e LSI-së.