Programi i qeverisë, 4 deputetë-Edi Ramës: T’i japim PD kohën të përgatitet

11/09/2013 - 08:42

TIRANE,11 shtator 2013- Grupi parlamentar i PS-së diskutoi dje pasdite për kohën që i duhet lënë në dispozicion opozitës për të studiuar programin e qeverisë së re. Në një mbledhje, dje pasdite, ku mori pjesë edhe vetë kryeministri dhe njëherësh kryetari Rama, disa prej deputetëve kanë propozuar që PD-ja të ketë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur për programin. 



Burimet nga mbledhja e grupit bënë të ditur se, Fatmir Xhafaj, Bashkim Fino, Spartak Braho e Koço Kokëdhima, kanë qenë pothuaj në një mendje, që seanca e parlamentit të niste në orën 10:00 me prezantimin e programit nga kryeministri Rama e më pas, rreth orës 18:00 pasdite të fillohet me pyetjet dhe debatin për programin, në mënyrë që të përmbushet edhe kërkesa e opozitës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Më tej, mësohet se kryeministri Rama dhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, kanë pyetur deputetët se kush do të përgatitet për të diskutuar për programin në seancën parlamentare. Por asnjë nuk ka ngritur dorën, përveç Arben Çukos. E më pas, duke parë që nuk ka pasur shumë gatishmëri, Ruçi porositi të gjithë deputetët të përgatiten që të diskutojnë sot. 



Pak minuta pas mbledhjes së grupit parlamentar, në selinë e PS-së u zhvillua një tjetër takim. Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe drejtuesit respektivë të grupeve parlamentare të PSsë e LSI-së, diskutuan sërish sa i përket seancës së sotme, të lajmëruar në orën 11:00. Burime nga kjo mbledhje bënë të ditur se u vendos që seanca të vijojë në orën 11:00, të nisë paraqitja e programit nga zoti Rama, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë me dekretimin e emrave të ministrave nga ana e Presidentit Bujar Nishani, e më pas, rreth orës 17:00, Kuvendi të mblidhet sërish në seancë për të vijuar debatin e diskutimet, sipas rregullores. 



Mësohet që drejtuesit e PS-së në këtë takim, të jenë shprehur se: “Në vitin 2005, opozita e sotme na la vetëm 12 orë kohë për të parë programin e qeverisë së saj, ndaj 24 orë janë të mjaftueshme”. Sot pritet që para nisjes së seancës Presidenti Nishani të dekretojë emrat e ministrave të kabinetit “Rama”. Ndërsa dje paradite ai thirri vetë Ramën dhe e dekretoi si kryeministër të vendit. Rama u paraqit në Presidencë vetëm 4 minuta para takimit dhe për rreth 30 minuta ai bisedoi me Presidentin Nishani. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional. E pas dekretimit të Ramës, PSja dorëzoi menjëherë po në Presidencë emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar dhe pritet që ata të dekretohen para nisjes së Parlamentit.



/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkre