Programi qeverisës 2013-2017, Kuvendi: Shtyhet seanca, prezantimi në orën 18:00

11/09/2013 - 11:16

TIRANE,11 shtator 2013 - Kuvendi i ri i Shqiperise mblidhet sot ne seance ne oren 18.00. Ne nje njoftim te fundit te zyres per shtyp te Kuvendit mesohet shtyrja e orarit te mbledhjes se seances, planifikuar per paraditen e sotme.

“Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama”- thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

Kryeministri, Edi Rama i ka dorëzuar  dje programin qeverisës të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar. Programi qeverisës mësohet se i është dorëzuar çdo deputeti bashkë me një letër personale shkruar nga kryeministri, Rama.Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, edhe Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi depozitimin e programit qeverisës, i cili do të diskutohet në seancë plenare sot në orën 11:00.“Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar programi i qeverisë kryesuar nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, për periudhën 2013-2017. Programi do të paraqitet në seancë plenare, ditën e mërkurë, datë 11 shtator, 2013, ora 11:00”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.Ndërkaq, PS njoftoi se programi nuk është në version elektronik, ndaj për mediat ai do të jetë i disponueshëm duke filluar nga ora 19:30. Një kopje e tij do të merret vetëm pranë zyrave të Partisë Socialiste.Në seancën e dytë të legjislaturës së sapunisur, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi që debati për programin të zhvillohej që nesër. Por, ky propozim është kundërshtuar nga grupi opozitar.Grupi i PD-së ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.Sipas Palokës, deputetet e opozites kane nevoje per kohe per tu njohur me programin e per te pergatitur nje debat serioz.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkre