Projektbuxheti i shtetit shkakton debate në Konferencën e Kryetarëve

16/12/2013 - 11:26

16 dhjetor 2013- Është mbledhur paraditen e sotme Konferenca e Kryetarëve e cila është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe të maxhorancës sa i përket projektbuxhetit të shtetit. Në fjalën e tij kryetari i grupit të PD, Edi Paloka ka theksuar se projektbuxheti vjen sot në Konferencë në shkelje totale të ligjit, pasi duhet të ishte dorëzuar me kohë.

“Sipas nenit 79 për të përcaktuar kalendarin për projektbuxhetin duhet që kryetari i komisionit për ekonominë  së bashku me relatorin, t’i paraqesin kryetarit të Kuvendit projekt kalendarin” tha Paloka, duke shtuar se nëse një telefon quhet mbledhje, atëherë është tjetër gjë. Çdo gjë bëhet që t`i mbahet e fshehtë shqiptarëve se çfarë do të ndodhe me këtë buxhet, çfarë do të ndodhë me ta, taksat dhe paratë e tyre”, u shpreh Paloka.

Por kryetari i Kuvendit Ilir Meta argumentoi se shkak për vonesën janë bërë negociatat që qeveria ka pasur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Është e vërtetë që nuk jemi në afatet e përcaktuara, por qeveria ka qenë në negociata me FMN dhe institucione të tjera ndërkombëtare, pasi ka qenë e domosdoshme që të binim dakord për disa politika fiskale. Kjo ka qenë arsyeja, që sipas mendimit tim ka qenë objektive” tha Meta.

Ai gjithashtu theksoi se pretendimet e opozitës për vonesën e sjelljes së projektbuxhetit në Parlament janë pretekse dhe se ajo nuk do të bashkëpunojë me maxhorancën.

 
 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike pas dy deklaratave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë euro pa garë në

Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë qe po ka

Pas problemeve në sistemin e e-Albania, kryeministri Edi Rama shprehet se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për p

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan postimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke theks

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të zhbllokojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha, kanë zhvilluar sot një video- konferencë, ku është diskutuar për çeljen e

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook grafikun me kurbën e koronavirusit, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit në

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka nisur sot një letër Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico lidhur me situatën

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka reaguar pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, ku situata nga pandemia ës