Projekti për aeroportin e Vlorës/ PD akuza Ramës: Eshtë jashtë çdo procedure ligjore

16/09/2019 - 19:24

Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Elvin Minarolli, në një deklaratë nga selia blu tha se: "Projektimi i Aeroportit të Vlorës është një tjetër aferë korruptive e Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore".

Sipas Minarollit, me arkitektin e dënuar Casamonti, me të cilin Rama po tenton të ndërtojë edhe këtë investim publik, kryeministri po realizon një tjetër aferë korruptive, ashtu siç veproi me projektin për Teatrin Kombëtar, Velierën e Durrësit, Arenën Kombëtare etj.

"Projektimi i Aeroportit të Vlorës aferë korruptive e Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore.

Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama po ndjek një skemë të ngjashme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special

Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjore. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.

Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë. 

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do ti nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!"- tha Minarolli. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama, në daljen e tij të fundit kushtuar Covid-19, u shpreh se kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, do të komunikojë për herë të fundit për atë që e

Teksa kanë ngelur dhe katër ditë nga afati për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësa

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, duke thënë se shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Presidenti Ilir Meta sqaron plaftormën e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf në selinë blu.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve në QSUT.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan N

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan dhe kjo sipas tij, do të je