Prokuroria e çon në gjykatë, Basha reagon për herë të parë për akuzat

08/11/2019 - 21:50

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vendimin e prokurorisë për ta çuar para gjykatës për falsifikim dokumentesh. Në një prononcim për mediat pas takimit me të rinjtë e Krujës, Basha tha se 90% të akuzave e kishin rrëzuar vetë prokurorët dhe atë që ka mbetur do të rrëzohet në gjykatë.

“Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.

Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.

Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.

Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit” – tha Basha.

“E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë,” – tha Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në aktivitetin “Përtej kujtimeve”, organizuar në kuadër të 70-vjetorit të marr

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në aktivitetin “Përtej kujtimeve”, organizuar në kuadër të 70-vjetorit të marr

Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Punës të Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Familjet të cilat kanë pranuar të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vullnetarisht banesat pa leje për t’i hapur rrugën projektit të ndërtimit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ditën e sotme, nga Kuvendi.

Partia Demokratike ka reaguar pas votimit nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në vijim të turit të takimeve të saj me komunitetin shqiptar në Miçigan, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi k

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pak para votimit në Kuvend të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsit dhe Elsa Toskajt, deputeti Lefter Maliqi ka brak

Pavarësisht debateve në lidhje me procedurën, Elsa Toska e Fjona Papajorgji janë votuar në Kuvend me shumicë votash si anëtare të Gjykatë