Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për mediat në përfundim të seancës te Gjykata e Tiranës ku u paraqit bashkë me disa banorë të Astirit pasi akuzohen se kanë sulmuar efektivët e policisë.

Balliu tha se seanca është shtyrë dhe se akuzat ndaj tyre janë politike për të trembur opozitën dhe qytetarët që të mos protestojnë.

"Këto janë akuza politike ndaj meje dhe ndaj disa protestuesve të Unazës. Erdhëm sot këtu dhe seanca u shty sepse nuk janë njoftuar njëri apo tjetri. Është çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos dalin, të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane. As opozita dhe as qytetarët nuk do ndalojnë protestën. Shteti nuk funksionon. Jemi pa qeveri."