Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se kryeministrit Edi Rama i ka dalë përfundimisht boja pasi ka propozuar mbyllje 100% të listave.

Vasili shkruan se listat mbeten totalisht të mbyllura, mbeten të njëjtat lista me rënditje të paracaktuara dhe të mbyllura më keq se më parë dhe gjithçka që rilindja ndryshoi në kushtetutë ishte vetëm për të penguar koalicionet.

Ai thekson se propozimi për hapjen e listave ishte një propozim ordiner nga Rama, por thekson se verdiktit të paracaktuar të shqiptarëve nuk i shpëton dot.

POSTIMI I PLOTË

Rames i del perfundimisht boja, propozon mbyllje 100% te listave!

Propaganda rilindase nxjerr fytyren e vertete:

listat mbeten totalisht te mbyllura, mbetet te njejtat lista me renditje te paracaktuara dhe te mbyllura me keq se me pare

Gjithshka qe rilindja ndryshoi ne kushtetute ishte vetem per te penguar koalicionet dhe realisht zero mundesi, qe shqiptaret te zgjidhnin si te mendonin kantidatet.

Kushdo shqiptar, qe mendoi dhe besoi se do te hapeshin listat sot e ka shume te qarte, qe ky ishte thjesht mashtrim ordiner i radhes i Edi Rames.

Perballe shqiptareve eshte nje kryeminister, qe perpelitet ne ethet e humbjes dhe mashtron pa u lodhur, por verdiktit te paracaktuar te shqiptareve nuk i shpeton dot.