Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj nga sot janë “Dëshmorë të Atdheut”, teksa Rama mban ceremoninë përkujtimore me familjarët e viktimave.

“Kryeministria – Shpallja e të vrarëve të 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut” dhe reflektimi i tragjedisë në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë, si edhe marrëdhëniet e qeverisë me protestën në rrugën e forcimit të demokracisë… #TëPaharruar”, shkruan Rama në Facebook.