Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka anuluar seancën e nesërme të Parlamentit. Ky vendim është marrë për shkak të protestës tjetër të paralajmëruar nga opozita pranë ndërtesës ku zhvillohen seancat plenare.

Në orën 17:00, kryeparlamentari Ruçi ka njoftuar edhe një konferencë me gazetarë.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë janë angazhuar për të zgjidhur ngërçin e krijuar pas vendimit të opozitës për të lënë mandatet.