Kryebashkiaku Vangjush Dako ka reaguar për protestën e opozitës para bashkisë së Durrësit e udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditën e kësaj të shtune.

Teksa publikon në Facebook një video nga protesta, Dako shkruan: "Njerëz që shajnë qytetin pse është shtruar me mermer, kuptoni kush kërkojnë të vijnë?!"