Të shtunën e 16 shkurtit, në Tiranë do të zhvillohet protesta e opozitës së bashkuar e paralajmëruar prej kohësh. Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama duket se do të vijojë agjendën normale të takimeve.

Ish-ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, shkruan në Facebook se të shtunën bashkë me Ramën do të jetë në Vlorë në kuadër të takimeve publike "Bashkia që duam".

"Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit", shkruan Gjiknuri, ndërsa në orën 11:00 do të nisë protesta e opozitës.