Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë live për tu folur studentëve ku i fton të diksutojnë lidhur me kërkesat e tyre.

“Prej 3 ditësh unë i kam kërkuar studentëve që të ulemi dhe të diskutojmë, e para herë në historinë kur thuhet se nuk duhet të diskutojmë, unë jam këtu se dialogu është i domosdoshëm dhe do vijoj të shpjegoj pse dialogu është rruga e duhur. Këtu në Shqipëri ka veshë, kërkesat e tyre do të plotësohen.

Qeveria nuk ka kërkuar negociata. Duhet të bisedojmë sepse duhet të dimë cilat janë kërkesat. Cilat kërkesa? Unë kam 7-8 kërkesa të ardhur në rrugë të ndryshme. Në momentin kur qeveria thotë hajde të flasim, nuk kam dëgjuar ndonjëherë në histori që të thuhet nuk pranojmë të flasim. Nuk është kjo Shqipëria ku thuhet o bëje këtë, o u bë nami.

I vetmi rast kur unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi për dialog është më opozitën e sotme, është më Lulzim Bashën, i cili u fut në çadër dhe thoshte plotëso kërkesat. Hajde, të diskutojmë, jo plotëso kërkesat. Sesi shkuan punët, hajde të diskutojmë. Hajde, flasim.

Dua të bëj një pyetje, protesta është politike apo nuk është politike? Edhe pse thonë nuk është politikë, nga ana tjetër janë telefon i prishur i partive politike. Mos e ndaloni protestën, vazhdoni dhe protestoni, tha Rama.