Protesta e studentëve, reagon Meta: Të adresohen shqetësimet e tyre

06/12/2018 - 12:56

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që janë ngritur kundër tarifave të vendosura për arsimimin e tyre dhe për provimet mbetëse.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë më shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes rubrikës “Diploarkiva” ka publikuar një material, i cili tregon se Shqipëria kur ishte

Pas kërkesës për dialog dhe të disa reagimeve të bëra më herët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një st

Pas refuzimit që mori nga studentët, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Pas postimit për dialogun e të hënës për Universitetin, kryeministri ka dalë në një dalje në ERTV, iu bëri thirrje studentëve protestues

Prej orës 10:00 studentët ndodhen para Ministrisë së Arsimit në ditën e 5-të të protestës, për plotësimin e kërkesave të tyre.

Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestës

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me megaskandalin me tenderin

Përfaqësuesja e PD-së në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati është votuar si Presidente në zgjedhjet e mbajtura sot në Washington.

Banorët e Unazës së Re nuk u pranuan të jenë pjesë e protestës së studentëve, por në mbrëmje kanë tubuar në rrugë për të kërkuar dëmshpër