Protesta e studentëve/ Tërhiqet ministria e Arsimit: S'do ketë tarifë për provimet e prapambetura

06/12/2018 - 13:06

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha këtët të enjte se nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetura. Ajo tha se pranohet kërkesat e studentëve duke hequr nenin 4 të VKM-së. 

"Do të hiqet neni 4 i VKM-së dhe nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm. Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin për tarifat që lidhen me studentët përsëritës. Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentët dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës".

Deklarata e ministres së Arsimit vjen në një kohë që studentë të universiteteve publike kanë bojkotuar edhe sot auditorët dhe kanë vijuar protestën e nisur 2 ditë më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes rubrikës “Diploarkiva” ka publikuar një material, i cili tregon se Shqipëria kur ishte

Pas kërkesës për dialog dhe të disa reagimeve të bëra më herët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një st

Pas refuzimit që mori nga studentët, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Pas postimit për dialogun e të hënës për Universitetin, kryeministri ka dalë në një dalje në ERTV, iu bëri thirrje studentëve protestues

Prej orës 10:00 studentët ndodhen para Ministrisë së Arsimit në ditën e 5-të të protestës, për plotësimin e kërkesave të tyre.

Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestës

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me megaskandalin me tenderin

Përfaqësuesja e PD-së në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati është votuar si Presidente në zgjedhjet e mbajtura sot në Washington.

Banorët e Unazës së Re nuk u pranuan të jenë pjesë e protestës së studentëve, por në mbrëmje kanë tubuar në rrugë për të kërkuar dëmshpër