Protesta, Kryemadhi: Shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për shtet!

26/05/2019 - 18:16

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar në Faceboo protestën e organizuar dje nga opozita e bashkuar.

Kryemadhi shkruan se dje, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për shtet dhe institucione që i shërbejnë atyre.

POSTIMI I PLOTË

Protesta e djeshme u shoqërua gjatë gjithë kohës nga dritat e shpresës të mijëra qytetarëve, që marshuan paqësisht në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetoi marshimin historik, që mbart në vetvete historinë e një kombi me shumë vuajtje dhe me një tranzicion të pafundëm dhe të lodhshëm, që duket se po i vjen fundi!

Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre. Se nuk duan më kurrë të ndihen jetimë në shtëpinë e tyre! Se kanë nevojë për një lider normal, një njeri të thjeshtë njësoj si ata, që shqetësohet dhe punon për një arsim me standarte, një shëndetësi të barabartë, një shtet të drejtë ku të gjithë përgjigjen njësoj para ligjit, për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që i jep mundësi punësimi të gjitha shtresave shoqërore, për taksa të ulta, por mbi të gjitha ku sistemi të ngrihet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!

Fëmijët tanë duhet të prekin një Shqipëri ndryshe nga ajo e jona, ku ata të ndihen europian, jo vetëm në shpirt por në standarte dhe në mundësi.

Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi! Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër.

Dita e ndryshimit po afron, e bashkë me të dhe shpresa se Shqipëria do të bëhet me punën dhe forcën e vetë qytetarëve të saj!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare

Në daljen e tij për mediat, Presidenti Ilir Meta  foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe një vaj

Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama për sa i

Presidenti i Republikës Ilir Meta, tha se do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse është e nevojshme referu

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka takuar sot deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroac