Prej orës 10:00 studentët ndodhen para Ministrisë së Arsimit në ditën e 5-të të protestës, për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin duke nisur nga ora 11:00.

Rama shkruan në status se pas pak minutash, studentët do të njihen edhe me ftesën, e cila sipas tij ka për synim t’i shërbejë dialogut mes studentëve dhe organeve qeverisëse.

"Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00."