Protesta/ Mesazhi i Presidentit për Bashën e Kryemadhin: Nëse ka dhunë përgjegjësia është e juaja!

25/05/2019 - 12:43

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të shtune, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese thekson rëndësinë që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës, Meta thotë se ka qenë dhe është i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Megjithatë, Presidenti thekson se në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj i kujton opozitës se “drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar”.

“Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë. Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”, thotë Presidenti në reagimin e tij.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë”, shton ai më tej.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar publikimin e përgjimeve të reja nga prestigjozja gjermane "Bild".

Një ditë pas përhapjes së informacioneve se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kishte thirrur një prej gardistëve që shoqëron kreun e P

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Londër ku ndodhet sot për një vizitë zyrtare.

Mosmarrëveshjet shënuan ditën e parë të samitit të ministrave të jashtëm të BE-se ne Luksenburg në lidhje me hapjen ose jo të negociatave

Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin sot për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërin

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një video, ku thuhet se Rama mohonte përgjimet një muaj

Deputeti i PS-së, ish-kryeministri Bashkim Fino ka folur për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

Ish-ministri Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar për përgjimet e publikuar ditën e sotme nga gazeta gjermane “Bild”, përgjime të cilat

Publikimin e audio-përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”, Lulzim Basha e sheh si një realitet të hidhur të shoqërisë shqiptare.