Pak përpara se kryedemokrati, Lulzim Basha të deklaronte se do të kërkojë djegien e mandateve të opozitës nga grupi parlamentar, kryeministri Rama shkruante në Twitter se ndihej keq për pasqyrën e shëmtisë së djeshme, siç e cilësoi ai, në mediet ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë shkruan se kjo politikë pa vizion e goditi Shqipërinë në sytë e botë dhe u dha material atyre që janë kundër negociatave.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE TURP”