Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve të fakultetit të Arkitekturës. Përmes një statusi në "Facebook", teksa publikon mesazhin e një studenti që i kërkon të mbetet anonim, Berisha apelon të gjithë studentët e universiteteve publike të solidarizohen me këtë protestë e të refuzojnë të paguajnë tarifat.

Postimi i plotë:

Stop rrjepjes se studenteve me tarifat dhe taksat me te larta ne Europe!

Studentet ne proteste dhe bojkot te mesimit kunder tarifave dhe taksave qe i rrjepin ata.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e studentit dixhital.

Ju bej thirrje mbare studenteve te universiteteve publike te solidarizohen me studentet greviste dhe te refuzojne te paguajne tarifat e sotme 4-15 here me te larta se te gjithe studentet e vendeve anetare te Bashkimit Europian. sb

Pershendetje Doktor
Jemi duke protestuar dhe bojkotuar mesimin ketu ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikes
Shkak eshte bere nje tarife e re nga ana e fakultetit ku cdo student eshte i detyruar te paguaj per cdo provim te mbartur nje takse te posacme
Saktesisht per cdo kredit te cdo provimi te mbartur duhet te paguajme shtese 7 mije leke te vjetra, pervec tarifes vjetore 400 mije leke , ku vlen te thekesohet se eshte programi me i shtrenjte i studimit ne vend Pa perfshire edhe kostot e perdritshme qe jane shume te larta Boll eshte duke u vjedhur me taksat qe prinderit tane paguajne cdo muaj. Kjo eshte e tepert