Protestat e studentëve, Rama: Ja prova që kemi investuar në arsim

06/12/2018 - 18:57

Në një kohë kur vendi është pushtuar nga një ‘valë’ protestash të studentëve të universiteteve publike në vend, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë një ‘provë’ se si po punon qeveria e tij për arsimin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur kështu dhe akuzave të Lulzim Bashës, Rama ka publikuar një video ku shihet një projekt mbi konstruktimin e godinave të studentëve.

Sipas Ramës, investimi në fjalë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap vlerën e 18.8 milionë euro vetëm faza e parë.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes rubrikës “Diploarkiva” ka publikuar një material, i cili tregon se Shqipëria kur ishte

Pas kërkesës për dialog dhe të disa reagimeve të bëra më herët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një st

Pas refuzimit që mori nga studentët, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Pas postimit për dialogun e të hënës për Universitetin, kryeministri ka dalë në një dalje në ERTV, iu bëri thirrje studentëve protestues

Prej orës 10:00 studentët ndodhen para Ministrisë së Arsimit në ditën e 5-të të protestës, për plotësimin e kërkesave të tyre.

Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestës

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me megaskandalin me tenderin

Përfaqësuesja e PD-së në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati është votuar si Presidente në zgjedhjet e mbajtura sot në Washington.

Banorët e Unazës së Re nuk u pranuan të jenë pjesë e protestës së studentëve, por në mbrëmje kanë tubuar në rrugë për të kërkuar dëmshpër