Pas publikimit të njoftimit të protestës masive për nesër, ku parashikohet bashkimi i gjimnazistëve me studentët, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama pa kursyer ironinë ia adreson organizimin kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, të cilën e quan “teta Monika”, ndërsa shton se të miturit e Tiranës , do t’i bashkohen të rriturve të Kamzës.

Nga ana tjetër kryeministri, nuk lë pas as kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun teksa e cilëson një profesor që ka autorsinë e një sërë studimeve.

“Po këto ngjyrat mos ju kujtojnë ndërmarrjen e teta Monikës? Ajo fton nesër të miturit e Tiranës t’u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës, në protestën për Universitetin #LSIpd
Si Doktore Shkencash ajo ka studiuar efektin stimulues të lënies së mësimit tek gjimnazisti, ndërkohë që Profesor Xhelal Mziu, ka kryer një sërë studimesh për efektin e lënies së punës në sistemin tretës të nëpunësit me diplomë Kristali”,-
shkruan Rama.