Edhe pse protesta e opozitës u mbyll, protestues të tjerë nga Shkodra ndodhen në këto momente para Policisë së Tiranë, ku po kërkojnë lirimin e arrestimit të personave të ndaluar në KZAZ-në e Shkodrës, midis tyre edhe ish-deputetit Bardh Spahia.

Me pankarta në duar ata kërkuan lirimin e tyre. Mes protestuesve është edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

“Lironi deputetin Bardh Spahia, lironi vëllezërit tanë. Dolën në përgjime dhe asnjë nuk është në burg, një njeri i ndershëm, një mjek i nderuar është ndaluar në pabesi. Ai nuk është organizator. Asgjë të kundërligjshme nuk kemi bërë në Shkodër. Nuk lënë as familjarët ta takojnë. Nuk kemi asnjë informacion”, thanë protestuesit, të cilët deklaruan se do të vijojnë protestën para gjykatës në Shkodër.