Pas protestave që po mbahen paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ironizuar përmes një postimi në ‘Twitter’.

Duke vijuan në këtë linjë, Rama thekson se në Lezhë po protestojnë punonjësit e bashkisë, të cilët janë veshur edhe me jelekë të verdhë, ndërsa ata të Shkodrës si shoferë. Po ashtu ai shton se në bashkinë e Kavajës, (të tretja bashkitë drejtohen nga PD) po protestojnë si ‘francezë’.

Teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të ‘përdoren si qendër graviteti e revolucionit’ nga Kryemadhi dhe Basha.

“Interesant Punonjesit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës Jo politikë?”, shkruan Rama.

Në Shkodër, Lezhë dhe Kavajë po mbahen protesta për çmimin e karburantit, ku marrin pjesë qytetarë, ndërsa aty nuk mungojnë as të rinj që kërkojnë të drejtat e studentëve.