Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit. Protestuesit ishin të shoqëruar nga ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Ata marshuan nga Grabovica drejt fshatit Cerrave, por eskorta e Ramës arriti të kalojë pa shkaktuar asnjë incident.

Kryeministri Rama aktualisht ndodhet në Pogradec, ku po prezantohet edhe kandidati i maxhorancës për bashkinë në fjalë.