Paraditen e sotme, në sallën e Partisë Socialiste Durrës u organizua një koktej festiv me rastin e 28-vjetorit të krijimit të PS.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e 28-vjetorit të Partisë Socialiste ishin drejtuesit e degës lokale, kryetari i bashkisë Vangjush Dako dhe kandidatja për bashkinë Valbona Sako, deputetët e Durrësit, koordinatorët e kësaj partie, figura të njohura të degës lokale që kanë qenë që në ditët e para të themelimit të saj si Spartak Braho, Leonidha Gjermeni etj.

Kandidatja e PS-së, Valbona Sako, zgjodhi ta uronte 28-vjetorin e partisë së saj me një urim në Facebook: Forca më e madhe politike e shqiptarëve, Partia Socialiste shënon sot plot 28 vite jetë. Urime gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë ditë, e cila na rrit të gjithëve edhe më shumë përgjegjësinë për të bërë maksimumin drejt progresit! Gëzuar të gjithë socialistëve!

Ndërsa deputetja Klodiana Spahiu, e cila ka publikuar edhe foton e tortës së përgatitur me këtë rast shkruan: Sot më 12 Qershor 2019 Partia Socialiste festoi 28 vjetorin e saj. Urime dhe gëzuar të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste.