Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë. Mësohet se 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës. 

Kërkesa e 28 deputetëve të Partisë Socialiste do të shqyrtohet të enjten në seancën plenare. Ish-deputeti i PS e ka mbajtur kete post që prej vitit 2016.