Procesi i numërimit të votave është drejt fundit në qarkun e Beratit, ku kanë mbetur edhe 2 kutitë e fundit për t’u numëruar.

Aktuialisht kryeson Partia Socialiste, e cila numëron 41.700 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike 22.700 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 8.350 vota.

E përkthyer në mandate, PS ka siguruar 5 mandate, PD 2 ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet pa asnjë mandat, duke shënuar rënie krahasuar me vitin 2017, ku fitoi dy mandate.

Drejtuesi politik i qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi e konsideroi një rezultat spektakolar ndërsa tha se është një fitore fantastike, që në familjen socialiste pritej prej dekadash.

“Është fantastike! Është një rezultat spektakolar, punë e madhe dhe përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pritej që PS të bashkohej e gjithë e majta, 5 mandate të munguara, e për këtë arsye ishte ideja që të vendosshim në këtë kufi. Ashtu si drejtuesit e tjerë të partisë, edhe unë vendosa të je mi 5 në Qarkun e Beratit. Ishte një mandate sakrifice dhe luftë e madhe nga qindra njerëz që na mbështeten këtë fushatë”, tha Klosi, të cilin simpatizantët e PS-së e mbajtën në krah nga gëzimi për rezultatin.