Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali se PS do të fitojë edhe në mandatin e tretë qeverisës.

Në një postim në Facebook, Paloka shtron pyetjen se "përse i duhet Elisës një mandat i tretë" ndërsa zbulon se në fillim të këtij viti, ministres i kanë hyrë hajdutët në banesë.

POSTIMI I PLOTË

Pse i duhet Elises nje mandat i trete ?

Mos valle sepse ne janar te ketij viti i hyne hajdutet ne shtepi?

Po ne se i vodhen shtepine , pse nuk ka nje denoncim zyrtar ne polici ?!!

Cfare kane vjedhur hajdutet ne shtepine e ministres se Rames , ish-drejtoreshe e doganave, qe nuk e lejon te bej denoncim ne polici ?!!
Prandaj i duhet nje mandat i trete , qe te “kompensoj humbjet” dhe te barazohet prape me koleget ?