"Pse nuk arrestohen bandat në Durrës, Elbasan..."

23/05/2018 - 21:16

   Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi mbrëmjen e sotme se me emërimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, komandanti i përgjithshëm i bandave në Shqipëri, u pranua balozi, Agron Xhafaj.

“Kjo është një e vërtetë absolute. E gjithë bota e krimit, jo vetëm në Vlorë, të gjitha trafiqet, jo vetëm në Vlorë, por absolutisht edhe në Durrës dhe mbarë Shqipërinë, ishin nën pushtetin e Agron Xhafajt, sepse ai kishte ministrin. Nëse keni vënë re, Fatmir Xhafaj në 1 vit, përveç një grupi të arrestuar në Elbasan dhe grupit të 5 xixëllonjave, asnjë grupim tjetër nuk është kapur”,tha Berisha.

Në vijim ai shtoi se ka vrasës në Shkodër, ka banda në Durrës dhe Elbasan që dihen, dhe Fatmir Xhafaj nuk i arreston.

Berisha tha se njerëzve pranë PD-së i janë çuar mesazhe kërcënuese që të mos guxojnë të nxjerrin audio-përgjimin.

Ish-Kryeministri deklaroi se që nga 2015, PD ka ngritur problemet e dënimit të Agron Xhafajt, 7 apo 11 akuzat që rëndojnë mbi të.

“Familja Rama dhe Xhafaj janë ndër familjet më mafioze në Europë. Ata që dolën haptas dhe ballë për ballë kundër këtyre familjeve janë heronj, gazetari meriton medaljen më të lartë, ndërsa “Babalja” do të bëjë rolin e Edmond Dantesit, po hakmerret ndaj atyre që i kanë bërë të zeza”,tha Berisha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kryeministri Edi Rama nuk ka shanse ta shantazhojë as atë dhe as Partinë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Rama si ajo e 17 majit 2017.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për mbylljen e basteve sportive.

20 portale mediatike janë rregjistruar në QKR, tri ditë pas urdhrit të kryeministrit Rama.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ka qëndruar për gati 40 minuta në ambientet e prokurorisë së Tiranës, Artur Bushi i cili akuzohet nga ish oficeri Emiljano Nuhu se ishte

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Mjeshtër i Madh” rekordmenin e atletikës Sadik Demiraj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në "Facebook", në të cilën shfaqet tymi i madh që krijohet nga furrat e gëlqeres në

Katër prej shtatë anëtarëve të KQZ-së i përfundon mandati.