Deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili nuk ka hequr dorë nga mandati tha në rubrikën “Opinion” në News 24 se është pro protestave të zhvilluar kundër qeverisë.

Ai deklaroi se liderët e partive politike në Shqipëri mendojnë se duke qenë se të ka në dorë listën e emrit si deputet, tentojnë të të kontrollojnë edhe për veprimet si individ.

Sipas tij, opozita duhet të kishte djegur mandatet që në dhjetor, pasi gjashtë muaj nuk ishte fare në parlament duke shtuar se zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë qenë të kontestuara, me përjashtim të atyre të vitin 1995 dhe 2005.

“Këtu tek ne është një habi e madhe tek liderët. Sa bëhen lider në sensin e asaj, që kam në dorë emrin në listë të kam në dorë edhe ty si individ. Kam organizuar dhjetëra aksione ndaj kësaj qeverie, ky mendon se të kam në dorë  listën të kam në dorë  edhe ty. Jo mor vëlla.

Unë kam qenë non stop kundër këtij ligji. A ishim gjashtë muaj jashtë kuvendit, mund ti kishin djegur mandatet. Nga 23 dhjetori nderi tani nuk ka ndodhur gjë. U vra Azem Hajdari, dolën katër muaj dhe në fund u kthyen në kuvend. Në Shqipëri për post zgjedhjeve të ‘95 dhe të 2005, të gjitha zgjedhjet janë anatemuar me forcën e pushtetit”, tha ai.